Wednesday, October 7, 2015

SATURNI

Saturni ose Shtuni (dikur Shëtuni) një planet i Sistemit Diellor. Ai është planeti i gjashtë për nga largësia nga Dielli. U emërtua sipas zotit romak Saturnus, i quajtur Kronos në mitologjinë greke. Simboli i Saturnit është ♄, që është simboli i drapërit të Saturnusit.[1] Saturni është planeti i dytë për nga madhësia në Sistemin Diellor pas Jupiterit. Si Jupiteri, Urani dhe Neptuni, Saturni është më së shumti i përbërë nga gazet dhe nuk ka një sipërfaqe të ngurtë. Për shkak të kësaj, këta katër planete quhen "gjigantët e gaztë".
Saturni ka 61 satelitë natyrorë (plus 3 të tjerë të pakonfirmuar akoma). Më i madhi është Titani, që është më i madh edhe se planeti Mërkur. Rreth Saturnit ka një numër të madh unazash, të përbëra nga akulli dhe sasi më të vogla shkëmbinjsh dhe pluhur. Saturni është rreth 1.4 miliard kilometra larg nga Dielli. Këtij planeti i duhen 29.5 vjet të Tokës për të kryer një rrotullim të plotë rreth Diellit.
Brendësia e Saturnit është e ngjashme me atë të Jupiterit. Ka një bërthamë të vogël shkëmbore në qendër dhe ajo është shumë e nxehtë; temperatura e tij arrin deri në 15,000K (26,540 °F, 14,730 °C). Është aq nxehtë sa ajo lëshon dy herë e gjysëm herë më shumë nxehtësi sesa sasia që merr nga Diellit.[3] Bërthama është sa gjysma e madhësisë së Tokës, por është më e dendur. Sipër saj ka një shtresë të trashë hdrogjeni metalik, rreth 30,000 km në thellësi. Akoma më sipër kësaj shtrese ka një pjesë të përbërë nga hidrogjeni i lëngshëm dhe heliumi.[7] Bërthama është e rëndë, 9 deri 22 herë më e rëndë se masa e bërthamës së Tokës

No comments:

Post a Comment