Wednesday, October 7, 2015

HENA

                                                 
Hëna (lat.: Luna, në greq.: Seleni) është sateliti i vetëm natyror i Tokës [1], njëherit sateliti i 5–të për nga madhësia në sistemin tonë diellor, trupi qiellor më i afërt me planetin tonë [2] dhe i vetmi në të cilin ka arritur të shkelë njeriu.
Shpeshherë arrijm të ndeshim atë në qiell gjatë netëve të vitit, por a kemi ndaluar ndonjëherë të analizojmë dukjen e saj? Mbase disa nga ne po, por megjithatë i vetmi konkludim që mund të nxjerrim është se ajo ka formën “rrethore”,”gjysmërrethore” etj…dhe asgjë më shumë. Kjo mund të arsyetohet sepse padyshim një analizë më e hollësishme është e vështirë për t’u bërë me sy, pa përdorur edhe ndonje instrument astronomik.[3] Sidoqoftë çfarëdo vështrimi të bëhet vlenë të përmendet se nga Toka mund të shihet vetëm njëra pjesë e Hënës (59%), ndërsa ekziston edhe ajo pjesa që ne nuk arrijm t’a shohim. Arsyeja pse ne gjithmonë kemi vetëm pamjen e njërës hemisferë është fakti se Hëna rrotullimet rreth boshtit të vetë dhe rreth Tokës i kryen në të njejtën kohë.[3][4]
Pjesa e Hënës të cilën e shohim nga Toka ndryshe quhet edhe “pjesa e afërt” ose “pjesa e ndritshme”, ndërsa ajo e cila nuk shihet quhet “pjesa e largët” ose “pjesa e errët”.[5] Këto emërime kanë rrjedhur vetëm nga përshtypja jonë, sepse faktikisht që të dy hemisferat janë njëlloj të ndriçuara. Pjesa e padukshme për herë të parë është fotografuar nga sonda sovjetike “Luna 3” më 7 tetor 1959
FORMIMI I HENES 
Sikur për çdo trup që ekziston që para qindra–mijëra–miliona apo miliardë vitesh ashtu edhe për Hënën mënyra e formimit të saj mbetet ende një pikëpyetje e madhe për një pjesë të madhe të njerëzimit, megjithë hipotezat që janë paraqitur.
Hëna mendohet të jetë formuar diku para 4.6 miliardë vitesh [5], respektivisht diku 30–50 milionë vjet pas formimit të sistemit diellor. Një hipotezë e vjetër thotë se sateliti i Tokës u formua duke u shkëputur një copë nga korja e planetit tonë dhe u largua si pasojë e forcave centrifugale. [5] Supozim tjetër është se Hëna u formua krejt diku tjetër por Toka e tërhoqi atë me forcë gravitacionale.[5] Disa mendojnë edhe se Hëna u krijua bashkë me planetet tjera të sistemit diellor, e shumica përkrahin hipotezën se Hëna së bashku me Tokën, përkatësisht sistemi Tokë–Hënë, u formua si gjithë trupat e tjerë qiellor nga “shpërthimi i madh”.

No comments:

Post a Comment