Wednesday, October 7, 2015

JUPITERI

Jupiteri është planeti i 5-të nga Dielli dhe më i madhi nga të gjithë tjerët në galaktikën "Rruga e Qumështit". Jupiteri është më shumë së dy herë më i madh së sa planetët e tjerë, dhe 318 herë më i madh së sa Toka
Jupiteri ka 63 Hëna ose siç quhen ndryshe Satelitë, që rrotullohen rreth tij. Shumica praj tyre janë shumë të vegjël në krahasim më disa nga Hënat e mëdha.
Jupiteri (Zeus për grekët) ishte mbreti i zotave, princi i Olimpit dhe mbrojtës i shtetit romak. Zeus ishte i biri i Cronus (Saturni).
Jupiteri është objekti i katërt që ndriçon në qiell (pas Diellit, Hënës dhe Venus). Ai ka qënë i njohur që nga kohërat prehistorikë si një yll. Në 1610, kur Galileo pa në teleskop ai zbuloi katër Hënat më të mëdha të Jupiterit, Io, Europa, Callisto, Ganymede dhe (tani e njohur si hëna Galilean). Ky ishte zbulimi i parë i një qendre lëvizëse nga Toka. Ky zbulim ishte një pikë kryesor në favor të teorisë heliocentrik të Nikolla Kopernikut dhe studimeve të tij (së bashku më të dhënat e tjera të reja nga teleskopi i tij : faza e Venus dhe malet në Hënë).
Jupiteri është vizituar më parë nga Pioneer 10 në 1973 dhe më vonë nga Pioneer 11, Voyager 1, Voyager 2 dhe Ulysses. Anija/Satelit Galileo orbitron rreth Jupiterit për tetë vjet. Ajo vazhdon të vëzhgohet rregullisht nga syri i teleskopit Hubble.
Planetët më përbërje gazi nuk kanë sipërfaqe të ngurtë, këto materialë janë thjesht më të denduara në thellësi (rrezet dhe diametri korrespondojnë dukë na treguar që është 1 atmosferë). Ajo që në e shohim në këto planetë janë retë e larta (pak mbi nivelin 1 atmosferë).
Jupiteri është rreth 90 % hidrogjen dhe helium 10 % (nga numri i atomeve, % nga 75/25 në masë) më gjurmët e metan, ujë, amoniak dhe shkëmb. Kjo është shumë e afërt më përbërjen e Nebulas Diellorë, nga të cilat i gjithë sistemi diellor u formua. Saturni ka një përbërje të ngjashme, por Urani dhe Neptuni kanë më pak hidrogjen dhe helium. Njohurive tona të brendshme të Jupiterit (dhe planetët e tjerë të gazit) janë shumë të pakta dhe mund të rrinë të tilla për disa kohë. Jupiteri ndoshta ka një bazë të materialit shkëmbor në pjësën e tij më të madhe, prej rreth 10/15 % të masës së Tokës.

No comments:

Post a Comment